



Pika kufitare Rabia ndodhet në provincën veriore irakiane Nineveh dhe u rikthye në funksion të hënën, pasi kishte qenë e mbyllur që nga konfliktet që pasuan shpërthimin e luftës civile në Siri.
Zyrtarët irakianë theksojnë se vendimi është marrë në një moment kur trafiku detar në Gjirin Persik është penguar për shkak të luftës së Iranit, gjë që ka rritur nevojën për rrugë alternative tokësore për eksportin e energjisë.
Me hapjen e Rabias, dërgesat e naftës së rëndë nga Iraku do të mund të transportohen me kamionë përmes Sirisë, duke zhvendosur një pjesë të ngarkesës nga rrugët ekzistuese.
Njëkohësisht, pas një pauze të gjatë, po rikthehet edhe qarkullimi komercial i mallrave përmes kësaj pike kufitare, i cili ishte ndërprerë për shkak të konfliktit shumëvjeçar në territorin sirian.
Kreu i Komisionit irakian për pikat kufitare, Omar al-Waeli, deklaroi se rifillimi i punës në Rabia do të lehtësojë furnizimin e Sirisë me karburant, pasi më shumë kamionë me naftë të rëndë do të mund të kalojnë çdo ditë kufirin.
Sipas tij, aktualisht shumica e konvojeve qëndrojnë në pikën kufitare al-Waleed në Irakun perëndimor, e cila deri tani ishte e vetmja pikë tokësore aktive për këtë lloj tregtie.
Al-Waeli theksoi se Rabia pritet të lehtësojë ngarkesën në al-Waleed dhe të shkurtojë kohën e pritjes për kompanitë e transportit që eksportojnë derivate të naftës dhe mallra të tjera drejt tregut sirian.
Autoritetet irakiane besojnë se kjo ndryshim mund të kontribuojë edhe në ringjalljen e tregtisë rajonale në zonat kufitare midis Irakut dhe Sirisë.