“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare në “facebook”, pasi ka përfunduar protesta e sotme në përkrahje të krerëve të UÇK-së e mbajtur në Tiranë. 

Rama ka zgjedhur një fotografi nga protesta, ku shihet pjesëmarrja masive dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe një fotografi tjetër ku shihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“Liria ka emër”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij.

Rama vetë s’ka marrë pjesë në protestë, meqë siç ka deklaruar, s’dëshiron që politizimi ta dëmtojë qëllimin dhe popullaritetin e protestës.

Megjithatë Edi Rama e ka përkrahur organizimin e protestës, gjë për të cilën është falendëruar edhe nga djali i Hashim Thaçit.

Kategoritë
BotaLajme