Incident tek festa në Mitrovicë, ndërhyn policia

Një incident i vogël ka ndodhur mes qytetarëve në Mitrovicë të Jugut, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Më parë u raportua se para objektit të LVV-së në këtë qytet kanë shkuar për të festuar qytetarët e PDK-së.

Në një video që ka siguruar Klan Kosova shihen disa qytetarë të kenë pasë një përplasje me njëri-tjetrin, ku edhe është detyruar të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.

Bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara në Klan Kosova, komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 51.12% të votave.

I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, ndërsa i treti Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi