I dashuri e pranoi gjithçka, konfirmohet rasti i tmerrshëm nga Sllovenia: Trupi i pajetë i influencueses u gjet në një valixhe

Pas gjashtë ditësh kërkim intensiv, policia austriake ka konfirmuar se trupi i influencueses Stefanie Pieper është gjetur brenda një valixheje në një zonë të thellë dhe të braktisur në Slloveni.
I dyshuari kryesor, ish-i dashuri i saj, e ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.

Influencerja rezultonte e zhdukur që nga 23 nëntori, kur nuk shkoi në punë dhe ndërpreu çdo kontakt me familjen.

Policia dyshoi menjëherë për vrasje, dhe hetimet u përshpejtuan edhe më shumë për shkak të sjelljes së ish-partnerit, i cili pas zhdukjes së saj kishte udhëtuar disa herë në Slloveni dhe më pas ishte bërë i pakapshëm.

Shpejt ndodhi një përmbysje në rast, kur policia sllovene gjeti një automjet të djegur në një parking pranë kufirit. Automjeti i përkiste ish-partnerit të Stefanisë, i cili u gjet afër vendit dhe u arrestua.

Dyshohej më e keqja
Pas ekstradimit, ai u transferua në Austri, ku u nënshtrua një procedure intensive hetimore.

Pavarësisht arrestimit të të dyshuarit, vendndodhja e Stefanisë mbeti e panjohur deri të premten, ndërsa Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Steiermark-ut ndiqte çdo pistë të mundshme për të gjetur se ku ndodhej.

Sot erdhi një kthesë e rëndësishme: gjatë marrjes në pyetje disaorëshe, kur presioni i hetuesve u rrit, i dyshuari shqiptoi fjalët vendimtare:
“Unë e kam bërë.”

Pas pranimit, 31-vjeçari tregoi vendndodhjen në një zonë të largët pyjore në Slloveni.

Aty policia gjeti një valixhe brenda së cilës ishte trupi i një gruaje. Edhe pse pritet konfirmimi zyrtar me analizë ADN-je, burime hetimore tregojnë se trupi i përket influencueses së zhdukur Stefanie. Sipas gjetjeve të para, viktima ka të ngjarë të jetë mbytur.

Policia austriake dhe ajo sllovene po vazhdojnë punën e përbashkët për të sqaruar të gjitha rrethanat e krimit, përfshirë motivin, kohën e vdekjes dhe detajet e lëvizjes së të dyshuarit.

Kategoritë
BotaLajme