Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili pas përfundimit të mandatit në Serbi i është bashkuar “Pupin Initiative” një organizate lobuese për forcimin e raporteve Serbi-SHBa, ka thënë se Serbia s’duhet të shihet më nga prizmi i viteve të 90-ta, por si një shtet i gatshëm për të marrë lidershipin në rajon.
Hill ka folur edhe për fushën e energjisë dhe teknologjisë si rrugë kyçe për tërheqjen e investimeve perëndimore.
“Ambasadori Hill nënvizoi se Serbia nuk duhet të shihet më përmes prizmit të viteve 1990, por si një komb i sigurt dhe me vizion, i gatshëm të marrë një rol udhëheqës në rajon. Ai theksoi fushat e energjisë dhe teknologjisë si rrugë kyçe për modernizimin dhe dukshmërinë globale të Serbisë, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe komunikimit proaktiv për të tërhequr më shumë investime perëndimore”, thuhet në njoftimin e “Pupin Initiative”, trasnmeton Express.
Me datën 1 gusht 2025, “Pupin Initaitive” kishte njoftuar për angazhimin e Christopher Hill në organizatë si këshilltarë i lartë.