Nën mbrojtjen intensive nga policia izraelite mijëra kolonë që u drejtuan drejt Murit Perëndimor, hynë në Xhaminë e Shenjtë bashkë me familjet e tyre dhe në mënyrë kolektive kryen ritualet e tyre në oborr
Kolonët fanatikë hebrenj edhe në ditën e tretë kanë vazhduar bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, të cilat i kryejnë nën pretekstin e festës “Sukkot”, raporton Anadolu.
Nën mbrojtjen intensive nga policia izraelite mijëra kolonë që u drejtuan drejt Murit Perëndimor, hynë në Xhaminë e Shenjtë bashkë me familjet e tyre dhe në mënyrë kolektive kryen ritualet e tyre në oborr, duke u lutur dhe duke kënduar himne festive.
Këto bastisje në Xhaminë Al-Aksa, të shoqëruara nga policia izraelite, kanë vazhduar në mënyrë të njëanshme që nga viti 2003.
Ministria palestineze e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare ka theksuar se hebrenjtë fanatikë e bastisën Xhaminë Al-Aksa 26 herë muajin e kaluar.