Hakan Fidan akuzon Izraelin se përdor sigurinë si justifikim për zgjerim territorial

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, në Forumin Diplomatik në Antalia deklaroi se Izraeli po e përdor çështjen e sigurisë si justifikim për të marrë më shumë territor në rajon dhe paralajmëroi për pasojat e një politike të tillë.

Duke folur në konferencën vjetore për diplomacinë ndërkombëtare në Antalia, Fidan vlerësoi se Izraeli po e instrumentalizon sigurinë për të zgjeruar territorin e tij.

Israel nuk kërkon vetëm sigurinë e tij, por dëshiron më shumë territor”, theksoi kreu i diplomacisë turke.

Ai shtoi se “siguria e qeverisë së Benjamin Netanyahu po përdoret si justifikim për okupimin e territoreve shtesë”, duke iu referuar kryeministrit izraelit.

Fidan theksoi se “Izraeli duhet ta kuptojë se mënyra e vetme për të jetuar në paqe në rajon është duke u lejuar shteteve të tjera sigurinë e tyre, integritetin territorial dhe lirinë, në vend që të përdorë forcën ndaj tyre”.

Turqia, anëtare e NATO dhe që kufizohet me Iranin, përpiqet të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm kyç në konfliktin në Lindjen e Mesme. Megjithatë, retorika shpesh shumë e ashpër e Ankarasë ndaj Izraelit ka ngritur pikëpyetje, nga perspektiva perëndimore, mbi aftësinë e saj për të ruajtur rolin e një ndërmjetësi neutral.

Kategoritë
BotaLajme