Gruaja shqiptare që i preu fytin vajzës 7 vjeçe në Britani, dënohet me burgim të përjetshëm

Eltiona Skana e sëmurë nga skizofrenia e vrau vajzën e panjohur para babait të saj.

Një grua shqiptare e quajtur Eltiona Skana, 30 vjeçe, ka vrarë një vajzë 7 vjeçe në një sulm të paplanifikuar në Bolton, Angli, shkruan lajmi.net.

Skana është e diagnostikuar me skizofreni dhe paranojë, dhe në kohën e sulmit 7 vjeçja Emily Jones ishte plotësisht e panjohur. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm, pavarësisht gjendjes së saj mendore.

Skana i ka pranuar të gjitha akuzat, dhe është shpallur fajtore. Skana është vendosur të dërgohet në një institut të shëndetit mendorë, dhe pasi gjendja e saj të shfaq përmirësime, ajo do të vazhdoj të zbatoj dënimin e saj me burg të përjetshëm.

Sulmi ndodhi me 22 mars 2020, kur Skana ishte e ulur në një stol në parkun “Queen” në Bolton, dhe Emily kaloj pran saj me biçikletë teksa po drejtohej tek nëna e vet, e cila ishte duke vrapuar në park.

Skana u ngrit, e kapi vajzën me krah rreth fytit, dhe i preu fytin me një skalper. Një kalimtar i guximshëm e ndoqi pas teksa ajo vrapoi të ikte dhe e rrëzoi në tokë, ku e mbajti deri sa policia erdhi në vendngjarje.

Vajza pas pak minutash ndërroi jetë, teksa babai i saj po përpiqej që ti ndalonte gjakderdhjen.

Vrasësja kishte shkuar në Britani në vitin 2014, dhe kishte kërkuar azil duke thënë se ishte trafikuar për prostitucion dhe se kishte nevojë për mbrojtje.

Më vonë, ajo i tregoi punëtorëve social se ajo nuk ishte trafikuar por kishte hyrë në Britani ilegalisht, dhe gjithashtu u zbulua historia e gjatë që kishte ajo me sëmundje mendore dhe gjithashtu se ajo kishte shumë kohë që nuk përdorte trajtim. /Lajmi.net/

Kategoritë
BotaLajme