Gjykata izraelite zgjat paraburgimin e aktivistes spanjolle në Flotiljen Globale “Sumud”

Seruya, e cila u soll në gjykatë me akuzën e “kafshimit” të një oficeri izraelit gjatë momentit të ndalimit të saj, mohoi akuzat kundër saj

Një gjykatë izraelite ka zgjatur për tre ditë të tjera afatin e paraburgimit për aktivisten spanjolle Rais Rigo Seruya, e cila u ndalua në Flotiljen Globale “Sumud”, që u nis për të thyer bllokadën e paligjshme dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se Seruya u paraqit në gjykatë në qytetin jugor izraelit të Beershevës (Be’er Sheva). Seruya, e cila u soll në gjykatë me akuzën e “kafshimit” të një oficeri izraelit gjatë momentit të ndalimit të saj, mohoi akuzat kundër saj.

Seruya ka thënë se gardianët izraelitë e kanë sulmuar atë.

Avokati i saj i ka pyetur zyrtarët e policisë në gjykatë nëse janë shqyrtuar apo jo pamjet e kamerave të sigurisë që kanë regjistruar incidentin.

Zyrtarët e policisë pranuan se “pamjet e kamerave të sigurisë nuk ndodheshin në posedim të tyre dhe se nuk ishin shqyrtuar”.

Gjykata zgjati paraburgimin e Seruyas për tre ditë të tjera.

– Flotilja Globale “Sumud”

Flotilja Globale “Sumud”, e cila u nis për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke sekuestruar 42 anije që i përkisnin Flotiljes Globale “Sumud” dhe duke ndaluar qindra aktivistë ndërkombëtarë në bord, të cilët më pas u transferuan në burgun Ketziot në jug të vendit.

Flotilja Globale “Sumud” është flotilja më e madhe deri më tani e nisur në formë masive për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme