‘Gjueti ndaj Mossad-it’ në Iran: Arrestohen 5 persona që dyshohet se shpërndanin informacione

Pesë persona janë arrestuar në qytetin Yazd të Iranit, nën akuzat se kishin bashkëpunuar me Mossad-in duke fotografuar zona strategjike dhe duke shpërndarë informacione për shërbimin sekret izraelit. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë bashkëpunuar me Izraelin dhe kanë provokuar opinionin publik përmes përmbajtjeve që mbështesin strukturat sioniste në rrjete sociale.

Provokime përmes rrjeteve sociale

Sipas raportimit të gazetës Milliyet, Prokuroria e Yazdit akuzon të ndaluarit se kanë shpërndarë përmbajtje pro-izraelite dhe kanë nxitur opinionin publik përmes postimeve në platformat sociale.

Dënime me burg për mbështetësit e Izraelit

Prokuroria iraniane ka theksuar se personat që mbështesin Izraelin në rrjetet sociale duke shpërndarë informacione të rreme, mund të përballen me ndëshkime që variojnë nga dy deri në pesë vjet burg. Po ashtu, publikut iu bë thirrje për kujdes dhe vetëpërmbajtje përballë propagandës së huaj.

Ky zhvillim ndodh në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, dhe autoritetet iraniane po ndjekin me rreptësi çdo aktivitet që lidhet me ndikimin izraelit në vend.

Kategoritë
BotaLajme