Gjermania: SHBA-ja dhe Irani të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës

Gjermania do të ishte e gatshme t’i bashkohej një misioni ndërkombëtar detar për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, me kusht që “të arrihet marrëveshje paqeje dhe të ketë mandat të OKB-së”

Gjermania u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë bisedimet për të arritur një zgjidhje diplomatike të luftës së tyre, transmeton Anadolu.

“Ne e mirëpresim fuqishëm rifillimin e bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit. Qëllimi duhet të mbetet negociimi i një fundi të qëndrueshëm të luftës përmes kanaleve diplomatike. Qeveria gjermane është e përkushtuar për të siguruar që një zgjidhje e tillë diplomatike të arrihet”, tha zv/zëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille.

Dje, presidenti amerikan Donald Trump përdori një ton optimist lidhur me rifillimin e mundshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta SHBA-Iran, duke theksuar se ato mund të rinisin në Pakistan brenda dy ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, Hille i bëri sërish thirrje Iranit “të sigurojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

Ai shtoi se Gjermania do të ishte e gatshme t’i bashkohej një misioni ndërkombëtar detar për të siguruar rrugët detare në Ngushticën e Hormuzit, me kusht që “të arrihet marrëveshje paqeje dhe të ketë mandat të OKB-së dhe një koncept të zbatueshëm”.

Kategoritë
BotaLajme