Franca vendos trupa në Izrael për të planifikuar fazën pas armëpushimit në Gaza

Barrot tha se Franca iu bashkua vendeve që kontribuojnë në qendrën e koordinimit të udhëhequr nga SHBA-ja të krijuar midis Kudsit dhe Tel Avivit

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka bërë të ditur se vendi i tij ka dërguar një ekip me personel ushtarak dhe civil në Izrael për të marrë pjesë në planifikimin e fazës pas armëpushimit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Barrot për televizioni LCI tha se Franca iu bashkua vendeve që kontribuojnë në qendrën e koordinimit të udhëhequr nga SHBA-ja të krijuar midis Kudsit dhe Tel Avivit.

“Kemi dërguar personel ushtarak dhe civil francez për t’u bashkuar me ekipin e dërguar nga SHBA-ja për të zbatuar planin e paqes”, tha ai.

Ministri francez konfirmoi se personeli francez tashmë është i vendosur në qendrën e koordinimit, por nuk specifikoi numrin.

Ai shtoi se Franca dhe SHBA-ja po punojnë për të nxitur një rezolutë të OKB-së për të vendosur një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi në Gaza pasi armëpushimi të sigurohet plotësisht.

Sipas të dhënave të organizatës bamirëse Mjekët pa Kufij (MSF), e cila citon Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza, forcat izraelite që nga fillimi i armëpushimit në fillim të këtij muaji kanë vrarë 211 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit, të dhënat e MSF-së tregojnë se në të gjithë Gazën sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 104 persona, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra, midis tyre 78 fëmijë.

Në më shumë se dy vjet sulmesh që filluan në tetor 2023, Izraeli vrau më shumë se 68 mijë viktima në Gaza. Një armëpushim i bazuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump u arrit më 10 tetor, megjithatë Izraeli e ka shkelur armëpushimin disa herë, për herë të fundit këtë javë.

Kategoritë
BotaLajme