Franca: E papranueshme që autorët e Banjska janë të lirë – Kosova ta themelojë Asociacionin

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Francës ka thënë se është e papranueshme që 2 vjet pas sulmit terrorist në Banja autorët janë akoma të lirë.

“Është e papranueshme që, dy vjet pas sulmit, përgjegjësit të jenë ende të lirë”, ka thënë ai.

Tutje, Franca ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se veprimet e Qeverisë kishin pasoja negative për komunitetin serb.

Po ashtu, Franca kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka alternativë për normalizimin, i cili është thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë. Duhet respektuar zotimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë pasur pasoja negative për komunitetin serb dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë përfaaqësuesi francez.

Kategoritë
BotaLajmeVendi