Fitorja e Gazës: Namazi i mëngjesit u fal në Xhaminë Al-Aksa

Populli palestinez priti me gëzim vendimin për armëpushim në Rripin e Gazës dhe falën namazin e mëngjesit në Xhaminë Al-Aksa. Një numër i madh besimtarësh myslimanë u mblodhën për t’u falur në njërën prej vendeve më të shenjta të Islamit. Pas më shumë se një viti të dhunës izraelite, vuajtjet në Gaza po marrin fund.

HAMASI: “ARMPUSHIMI KA FILLUAR, KALIMI I REFAHUT PO HAPET NË DY DREJTIME”

Pas vendimit të Izraelit për të pranuar armëpushimin e arritur me Hamasin në tryezën e negociatave në Egjipt, lëvizja Hamas publikoi një deklaratë të rëndësishme:
“Lufta me Izraelin ka përfunduar dhe armëpushimi i përhershëm ka filluar,” tha Khalil al-Hayya, udhëheqësi i Hamasit në Gaza. Ai shtoi se “janë marrë garanci nga ndërmjetësit dhe nga Shtetet e Bashkuara se lufta është përfundimisht e mbyllur” dhe se marrëveshja përfshin hapjen e dyanshme të pikës kufitare të Rafahut.

IZRAELI E PRANOI ZYRTARISHT ARMËPUSHIMIN

Pas bisedimeve të gjata të zhvilluara në Egjipt, qeveria e Izraelit dhe Hamasi publikuan vendimet përfundimtare për miratimin e planit të armëpushimit.
Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se kabineti qeveritar mbajti një takim të posaçëm ku u miratua zyrtarisht marrëveshja e armëpushimit në Gaza, pas javësh negociatash intensive.

GËZIM NË RRUGËT E GAZËS

Vendimi për armëpushim u mirëprit me entuziazëm nga palestinezët. Rrugët e Gazës u mbushën me njerëz që festonin, valëvitnin flamuj palestinezë dhe falënderonin Zotin për fundin e agresionit.

DYNDJE NË XHAMINË AL-AKSA

Në mëngjes, mijëra palestinezë u drejtuan drejt Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor për të falur namazin e sabahut në shenjë falënderimi dhe gëzimi.
Burra, gra dhe fëmijë të çdo moshe zunë rresht në oborret e xhamisë së tretë më të shenjtë të Islamit, pas Xhamisë së Shenjtë në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë.

Pamjet nga mëngjesi tregonin turma të mëdha besimtarësh që mbushnin oborret e Al-Aksasë, duke krijuar një atmosferë të veçantë shprese, bashkimi dhe falënderimi pas një periudhe të gjatë lufte dhe tragjedie.

Kategoritë
BotaLajme