“Mark 84” (MK-84), një bombë me rënie të lirë e aftë të shkatërrojë ndërtesa të tëra ose të shkaktojë dëme të mëdha, mbetet e bllokuar në murin e shtëpisë së familjes
Fotoreporteri i Anadolus fotografoi bombën e pashpërthyer në një shtëpi, në të cilën jeton familja palestineze Al-Hattu, në lagjen Al-Nafaq të qytetit të Gazës, raporton Anadolu.
“Mark 84” (MK-84), një bombë me rënie të lirë e aftë të shkatërrojë ndërtesa të tëra ose të shkaktojë dëme të mëdha, mbetet e bllokuar në murin e shtëpisë së familjes.
Bomba përbën kërcënim të vazhdueshëm shpërthimi, duke rrezikuar fëmijët e familjes dhe të gjithë banorët e lagjes.
 
					





 
					












