Exit Poll i UBO-s në Mitrovicë: Arian Tahiri i PDK-së kryeson me 55.9%

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Mitrovicës, rezulton se Arian Tahiri nga PDK-ja kryeson me 55.9% të votave.

Pas tij renditet Faton Peci nga LVV-ja me 39.7%, ndërsa Gezim Plakolli nga LDK-ja ka marrë 4.4% të votave sipas këtij sondazhi paraprak.

Exit Poll-i është realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë një numër të madh qytetarësh dhe qendra votimi, dhe paraqet një pasqyrë të rezultateve të mundshme deri në mbylljen e kutive të votimit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi