Organizatorët e flotiljes humanitare për Gazën “Global Sumud Flotilla” publikuan sot në mëngjes një fotografi të ekuipazhit të anijes Alma.
Në këtë anije ndodhej aktivistja suedeze Greta Thunberg si dhe udhëheqësi i flotiljes Thiago Avila.
Organizatorët pretendojnë se ekuipazhi i anijes është ndaluar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli, pasi mbrëmë u arrestuan gjatë rrugës për në Gaza.
Më herët, mbrëmë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit publikoi një video ku shihet Greta Thunberg teksa largohet nga anija duke marrë sendet e saj personale.
Atëherë u njoftua se udhëtarët nga anija po transferoheshin në një port izraelit.
“Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe shëndoshë”, u deklarua në atë kohë.
Informacionet e fundit thonë se nga rreth 50 anije të flotiljes humanitare, kanë mbetur ende 23 në rrugën për në Gaza, ndërsa të tjerat janë ndaluar.