Erdogan: Turqia po bisedon me Hamasin për ta bindur për qasjen më të mirë për të ardhmen palestineze

Presidenti turk thotë se qeveria e tij po bisedon me Hamasin për t’u shpjeguar atyre qasjen më të mirë për të ardhmen e territoreve palestineze.

Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për t’u kthyer nga Azerbajxhani, Recep Tayyip Erdogan tha se Donald Trump i ka kërkuar të flasë me grupin dhe t’i bindë ata për përpjekjet e paqes të SHBA-së.

Zyrtarët turq janë gjithashtu të përfshirë në negociata në Egjipt, sipas tij, shkruan Sky News.

Presidenti shton se Gaza duhet të mbetet përfundimisht palestineze dhe palestinezët duhet ta qeverisin Gazën.

Ai shtoi se vendosja e forcave të huaja në Gaza duhet të diskutohet në detaje dhe se Turqia është e gatshme të kontribuojë në të gjitha përpjekjet./abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme