Për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave, që pritet të mbahet më 9 nëntor, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në ato komuna që do të mbahen këto zgjedhje, votimi jashtë Kosovës përmes postës do të organizohet vetëm për shtetasit që janë regjistruar nga 23 korriku deri më 29 gusht.
Sipas të dhënave ende jo përfundimtare, rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të Komunave do të mbahet në 18 komuna, ndërkaq numri i votuesve jashtë Kosovës që i takojnë vetëm këtyre komunave është: 29,712.