Shefi i inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, është takuar me nënpresidentin palestinez Hussein al-Sheikh dhe kreun e inteligjencës palestineze Majed Faraj
Egjipti ka mirëpritur sot bisedime midis fraksioneve palestineze për të diskutuar zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.
Sipas kanalit shtetëror egjiptian “Al-Qahera News”, diskutimet synojnë arritjen e një konsensusi midis fraksioneve palestineze lidhur me fazën e dytë të planit të armëpushimit në Gaza të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë, njoftoi televizioni, shefi i inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, është takuar me nënpresidentin palestinez, Hussein al-Sheikh dhe kreun e inteligjencës palestineze, Majed Faraj, “si pjesë e përpjekjeve të Egjiptit për t’i dhënë fund krizës në Gaza”.
“Gjatë takimit u arrit konsensus për të mbështetur dhe vazhduar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza”, shtoi kanali.