E vrau qenin me armë zjarri, ndaj 27-vjeçarit në Kaçanik iniciohen tri vepra penale – deklarohet policia

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ndaj një personi, janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve.

27-vjeçari, dyshohet se ka vrarë një qen duke e qëlluar me armë zjarri.

Komunikata:

Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës së zjarrit dhe keqtrajtim i kafshëve

Më datën 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë nga një person në fshatin Doganaj, i cili kishte raportuar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S. (27 vjeç) dhe si pasojë kafsha kishte ngordhur.

Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast.

I dyshuari R.S. është vetëdorëzuar në stacionin policor, ku ka dorëzuar armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë (9) fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Kategoritë
LajmeVendi