“E qëllova sepse po e humbisja gjyqin”, çfarë i tha Policisë autori i vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, e ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat, raporton Gazeta Panorama.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.

Kategoritë
LajmeVendi