Policia e Kosovës ka nisur grumbullimin e informatave lidhur me keqpërdorim të mundshëm të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“Policia është duke grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”.
Në këtë komunë shkuan në balotazh kandidati i PDK-së, Arian Tahiri dhe ai i Vetëvendosjes, Faton Peci.