Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në Polici rreth 2000 euro të gjetura në rrugë

Dy qytetarë kanë dorëzuar në stacionin policor në Rahovec gati 2000 euro të cilat i kishin gjetur në rrugën “Sheh Mihedini”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën e 1 tetorit, sipas njoftimit të Policisë.

Bëhet e ditur se personi I. Sh. i ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa H.H. 950 euro.

Policia ka bërë të ditur se të hollat i janë kthyer pronarit, që kishte raportuar humbjen e tyre.

Autoritetet e kanë vlerësuar lartë gjestin e qytetarëve.

Kategoritë
LajmeVendi