Dy aeroplanë F-35 të NATO-s u ngritën në ajër për të kapur një aeroplan spiun rus pranë Norvegjisë.
Aeroplanët luftarakë, nga Alarmi i Reagimit të Shpejtë i NATO-s, identifikuan një IL-20 COOT-A që fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Finnmark.
Komanda Ajrore e NATO-s konfirmoi reagimin në një postim në X sot, duke ndarë një imazh të aeroplanit rus.
Ndryshe, ndërhyrja e aeroplanit vjen në mes të një rritjeje të provokimeve ruse në të gjithë Evropën.
Disa udhëheqës botërorë dhe ekspertë të sigurisë i kanë bërë thirrje NATO-s të ndjekë një qasje të ashpër ndaj ndërhyrjeve ruse në hapësirën e saj ajrore.