Dron iranian godet helikopterin amerikan në Kuvajt, dëme të mëdha

Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar fotografi të një helikopteri amerikan CH-47 Chinook, i cili pretendohet se është dëmtuar rëndë në një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt pas një sulmi nga forcat iraniane.

Sipas Press TV dhe Mehr News, helikopteri ishte i përfshirë në operacione shpëtimi pas rrëzimit të një avioni luftarak F-15 mbi territorin e Iranit. Megjithatë, ushtria amerikane nuk i ka konfirmuar këto pretendime.

Raportohet se helikopteri është goditur nga një dron ndërsa ndodhej në bazën ushtarake në Kuvajt.

Dronët janë shndërruar në një kërcënim serioz për mjetet ajrore amerikane të vendosura në aeroportet e Lindjes së Mesme. Në një nga sulmet e fundit, sipas raportimeve, është shkatërruar plotësisht edhe një avion amerikan AWACS.

Të premten, mbi Iran është rrëzuar një avion F-15, ndërsa gjatë operacioneve të shpëtimit janë dëmtuar dy helikopterë, sipas mediave amerikane. Po atë ditë është rrëzuar edhe një avion A-10, por SHBA nuk kanë konfirmuar nëse ai është goditur nga forcat iraniane.

Një pilot amerikan është shpëtuar nga territori iranian, ndërsa për pilotin tjetër ende po vazhdojnë kërkimet. Nëse ai do të binte në duart e Iranit, kjo do të përbënte një sukses të madh propagandistik dhe një avantazh të rëndësishëm në negociata të mundshme.

Kategoritë
BotaLajme