Drita Dibrani, kandidatja që po merr mbështetje të fuqishme në Vushtrri

Drita Dibrani, kandidate e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, vjen nga një familje me traditë atdhetarie dhe përkushtim shoqëror. E lindur më 1997 në fshatin Shalë, ajo është diplomuar në Menaxhment dhe prej më shumë se një dekade është aktive në jetën qytetare, rinore dhe institucionale të komunës.

Me përvojë si kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, anëtare e Këshillit për Siguri në Bashkësi dhe Këshilltare Politike në Kuvendin e Kosovës, Drita është dalluar për profesionalizëm e përkushtim publik. Në VV, ajo është pjesë e Kryesisë së Qendrës në Vushtrri, koordinatore e Rinisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Mediave.

Ajo angazhohet për reformë në administratën komunale, mbështetje për rininë dhe sportin, zhvillim të drejtë urban e rural dhe përfaqësim dinjitoz të grave në vendimmarrje.
Angazhimi im në Kuvendin Komunal do të jetë mbrojtja e interesit të secilit për interesin publik”, tha Drita në tubimin e organizuar me gratë e Vushtrrisë.

Drita Dibrani po shihet si një prej kandidateve kryesore që do të përfaqësojë dinjitetshëm rininë dhe gratë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Kategoritë
LajmeVendi