Dimal Basha: E vërtetë që asnëjeher në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e Kryesisë pa votimin e Qeverisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka treguar arsyet për thirrjne e kësaj mbeldhje duke pranuar se është rasti i parë që mbledhaj u bë pa u formuar Qeveria, raporton Ekonomia Online.
“Fillimsiht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnëjeher në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhejt e kryesisë pa votimin e Qeverisë por meqenëse ditën e dieë nuk u votua qeveria atëhere unë marrë parasysh disa cështej urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirrë anëtarët e Kryesisë për me id iskutu këto cështej. E para ka qenë buxheti për RTK-në. Kam takaur edhe sindidaktën dhe bordin dhe sa për njohurin tuaj, drejtorit i skandon afati të premtën dhe RTK-ja është pa buxhet. Unë pas diskutimeve që kam pasë me ta si kryetar kuvendi ikam dhënë mbështetejne dhe formën e vetme për me ecë përpara është që ne si kryesi i formojmë grupet parlamentare, gjtihshtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare, i votojmë me një seancë dhe kam kërkuar që të votohen këto raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekziketutohet buxheti për RTK-në. Unë e pata paramenduar që do të gjejë mirëkutpimin te anëtarët e kryesisë rrjedhimisht kam dashtë me bo kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, për me përfundu themelimine komisioneve dhe ato kanë mujt menjehre pas seancës me votu raportin e RTK-së” , tha ai.
Çështja e dytë ka qenë, diskutimi për buxhetin në tri komuan, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok dhe e treta ka qenë edhe buxheti vjetor i Republikës së Kosovës.










