Diabeti “rrëmben” shikimin/ Mjekët: Mosmbajtja nën kontroll mund të shkaktojë verbim

Ishte fëmijë, kur mësuesi Klement Kanaj u diagnostikua me diabet. Trajtimi i gjatë në kohë i sëmundjes, dhe menaxhimit të nivelit të sheqerit në gjak, dekada më vonë i shfaqi probleme edhe me shikimin, duke i formuar enë të reja të gjakut në retinë.

Në moshën 9 vjeçare u diagnostikova me diabet, po bëj gati 40 vite që mjekohem me insulinë. Koha e gjatë e trajtimit, mungesa e njohurive, dhe e mjeteve të kontrollit asaj kohe, bënë që të dëmtohej retina.  Ka qenë para nja 10 vitesh, pasi u çova nga gjumi pash ca njolla të errëta që më pengonin shikimin.

Patologjitë që ulin shikimin janë të shumta, por, dy veçojnë mjekët endokrinolog si më të njohurat tek njerzit retinopatinë diabetike, dhe Edema Makulare. Ato ndodhin kryesisht si pasojë e diabetit të pakontrolluar dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shikimin.

Me mbi 100 mijë persona te zbuluar e trajtuar per Diabet Mellitus në vendin tonë dhe me gati 30% te tyre te prekur nga Retinopatia Diabetike, 5% nga Edema Makulare dhe gati 1000 te verbuar si pasoje e nderlikimeve okulare te tij, Diabeti eshte nje faktor i rendësishem rreziku per ulje dhe humbje te shikimit.”, tha Florian Toti.

Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në mjekësi, mjeku endokrinolog Florjan Toti thotë se ka sjell lehtësi për njerëzit, si në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, por, edhe në mbajtjen në kontroll.

Inteligjenca Artificiale  është një nga fushat që ka gjetur përdorim të gjerë në diagnostikimin e hershëm të retinës diabetike, sot ka shumë aplikacione, të cilat mund të japin me 80-90% që një person ka prekje të syrit nga diabeti apo jo. Dhe kjo dmth që një person nuk ka prekje nga retina s’ka pse shkon te mjeku këtë vit, e shtyn kontrollin vitin tjetër. Në këtë mënyrë fitojm kohë, dhe nuk krijojm rradhë apo pritje të zgjatura për të marrë shërbim, por, e mbajm vetë situatën nën kontroll.”, tha Florian Toti.

Apeli i mjekëve endokrinolog, shkon për kontrolle të herëshme për diabetin, dhe mbajtja nën kontroll e sëmundjes, për të paranduar problemet me shikimin, apo të organeve të tjera si zemra, veshkat apo enët e gjakut. / abcnews.al /

Kategoritë
LajmeTë ndryshme