Dokumenti që AA ka siguruar nga burimet e sigurisë, titullohet “Hapat e zbatimit për propozimin e presidentit Trump për një ‘Përfundim Gjithëpërfshirës të Luftës në Gaza'” dhe përbëhet nga gjashtë nene
Janë zbuluar detajet e marrëveshjes, e cila vendosi një armëpushim në Rripin e Gazës edhe me pjesëmarrjen e Turqisë dhe e cila monitoron zhvillimet në lidhje me zbatimin e tij, raporton Anadolu.
Dokumenti që AA ka siguruar nga burimet e sigurisë, titullohet “Hapat e zbatimit për propozimin e presidentit Trump për një ‘Përfundim Gjithëpërfshirës të Luftës në Gaza'” dhe përbëhet nga gjashtë nene.
Teksti është nënshkruar në emër të Turqisë nga İbrahim Kalın, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.
Teksti i plotë i marrëveshjes është si më poshtë:
1. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njofton përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe se palët kanë rënë dakord të zbatojnë hapat e nevojshëm për këtë qëllim.
2. Lufta do të përfundojë menjëherë me miratimin e qeverisë izraelite. Të gjitha operacionet ushtarake, duke përfshirë bombardimet ajrore dhe të artilerisë dhe operacionet e shënjestrimit, do të pezullohen. Për një periudhë prej 72 orësh do të pezullohet mbikëqyrja ajrore në zonat nga të cilat ushtria izraelite është tërhequr.
3. Në përputhje me kërkesat minimale të përcaktuara në propozim dhe marrëveshjen e ndihmës humanitare të datës 19 janar 2025 do të fillojë menjëherë hyrja e plotë e ndihmës humanitare dhe furnizimeve mbështetëse. Hapat për zbatimin e ndihmës humanitare dhe furnizimeve mbështetëse janë bashkëngjitur në shtesë.
4. Ushtria izraelite do të tërhiqet në vijat e dakorduara në hartën me numër X, të paraqitura në shtesë. Kjo tërheqje do të plotësohet brenda 24 orëve pas njoftimit të presidentit Trump dhe miratimit të qeverisë izraelite. Për sa kohë që Hamasi e zbaton plotësisht marrëveshjen, ushtria izraelite nuk do të kthehet në zonat nga të cilat është tërhequr.
5. Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite brenda 72 orëve, të gjithë pengjet izraelite në Gaza, të gjallë dhe të vdekur, do të lirohen. (Lista bashkëngjitur)
a. Pas përfundimit të tërheqjes së ushtrisë izraelite, Hamasi do të fillojë hetimin e situatës së pengjeve dhe do të mbledhë të gjitha informacionet lidhur me ata. Hamasi do të japë reagime mbi gjetjet e tij përmes mekanizmit të ndarjes së informacionit të specifikuar në Nenin 5 e më poshtë. Ndërsa Izraeli do të ofrojë informacionet mbi të burgosurit dhe të paraburgosurit palestinezë nga Rripi i Gazës që mbahen në Izrael.
b. Brenda 72 orëve, Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e gjalla, përfshirë ata që mbahen nga grupet palestineze në Gaza.
c. Brenda 72 orëve, Hamasi do të dorëzojë trupat e pengjeve të vdekur që posedon dhe që mbahen nga grupet palestineze në Gaza.
d. Hamasi brenda 72 orëve do të ndajë të gjitha informacionet që ka në lidhje me çdo peng të vdekur të mbetur, përmes mekanizmit të ndarjes së informacionit të specifikuar në paragrafin (e) më poshtë. Izraeli do të ofrojë informacion që ka në zotërim në lidhje me mbetjet e çdo banori të vdekur të Gazës.
e. Do të krijohet një mekanizëm ndarjeje informacioni midis dy palëve, përmes ndërmjetësve dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), për të shkëmbyer informacion dhe inteligjencë mbi pengjet vdekura që nuk janë gjetur brenda 72 orëve ose trupat e banorëve të Gazës të mbajtura nga Izraeli. Mekanizmi do të sigurojë zhvarrimin dhe kthimin e plotë dhe të sigurt të mbetjeve të të gjithë pengjeve. Hamasi do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar përmbushjen e këtyre angazhimeve sa më shpejt të jetë e mundur.
f. Ndërsa Hamasi liron të gjithë pengjet, Izraeli do të lirojë përkatësisht numrin përkatës të të burgosurve palestinezë sipas listave të bashkangjitura.
g. Shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve do të kryhet nëpërmjet ndërmjetësve dhe nën mbikëqyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), në përputhje me mekanizmin e rënë dakord. Nuk do të ketë ceremoni publike apo mbulim mediatik gjatë këtij procesi.
6. Siç është rënë dakord nga palët, do të krijohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të SHBA-së, Katarit, Egjiptit, Turqisë dhe vendeve të tjera, për të monitoruar dhe koordinuar zbatimin me të dyja palët..

Janë zbuluar detajet e marrëveshjes, e cila vendosi një armëpushim në Rripin e Gazës edhe me pjesëmarrjen e Turqisë dhe e cila monitoron zhvillimet në lidhje me zbatimin e tij. Dokumenti që AA ka siguruar nga burimet e sigurisë, titullohet “Hapat e zbatimit për propozimin e presidentit Trump për një ‘Përfundim Gjithëpërfshirës të Luftës në Gaza'” dhe përbëhet nga gjashtë nene. ( Murat Usubaliev – Anadolu Agency )