Deniz Alo, profesor i gjuhës angleze dhe kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 17, po merr mbështetje të gjerë nga qytetarët prizrenas.
I njohur për angazhimin e tij në arsim dhe përkushtimin ndaj brezit të ri, Alo ka fituar respekt në komunitet si një figurë e ndershme dhe e afërt me njerëzit. Mbështetësit e tij theksojnë se ai përfaqëson gjeneratën e re të intelektualëve që synojnë ndryshimin e vërtetë në nivel lokal.
Në fjalimet e tij gjatë takimeve me qytetarët, Alo ka theksuar rëndësinë e një qeverisjeje lokale transparente dhe të bazuar në vlera. “Prizreni meriton përfaqësues që punojnë me integritet dhe përgjegjësi. Unë jam i përkushtuar të jem zëri i secilit qytetar që kërkon drejtësi dhe zhvillim të barabartë”, ka deklaruar ai.