Deputeti i koalicionit Vakat, Rasim Demiri, ka konfirmuar se do ta votojnë për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Demiri tha se nëse do të formohet Qeveria e re nga Albin Kurti, do të marrin një post ministror.
“Jemi në kontakt me kryeministrin Kurti. Ne e kemi konfirmuar se do të ketë mbështetje kryeministri Kurti për një gjë të tillë kemi vendos në kryesinë e partisë. Në takimet që kemi pas me kryeministrin mundemi me llogaritë se Vakat do të ketë një postë shumë të rëndësishëm në Qeverinë Kurti 3 nëse do të formohet. Do të kemi post ministror”, tha Demiri, për RTV21.