Çmimi i derivateve ra në bursa pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin, në Kosovë s’lëviz, MINT: Nafta 1.89, benzina 1.46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi tavan i lejuar për naftën sot është 1.89 euro për litër.

Në tregjet botërore u raportua për një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas armëpushimit dyjavor të njoftuar mes SHBA’së dhe Iranit.

Njoftimi i Ministrisë:

Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 08.04.2026:

Nafta (dizel): 1.89 euro/litër;

Benzina: 1.46 euro/litër;

Gas: 0.77 euro/litër.

Ankesat e qytetarëve mund të adresohen në:

[email protected]

ose në nr. tel.: 0800 11000

Lladrovci e zbulon një skenar të ri për stadiumin nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodhë
Read more

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi