Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Numri i nxënësve në shkollat e Kosovës ka rënë nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statitiskave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2020/2021 në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, janë regjistruar gjithsej 229 mijë e  664 nxënës.

Ndërkaq pesë vjet më vonë pra në vitin shkollor 2024/2025 janë 21 mijë e 149 nxënës më pak, pasi që gjatë vitit shkollor 2024/25, në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e 515 nxënës.

Sipas të dhënave të  ASK-së nga viti 2020 çdo vit numri i nxënësve ka pësuar rënie.

Derisa në vitin 2020/2021 numri i nxënësve ishte  229 664 mijë në vitin 2021/22  janë regjistruar gjithsej 224 mijë e 429 nxënës. E numri ka rënë në vitin pasues.  Në vitin 2022/23  numërojnë 220 mijë  578 nxënës në shkollat e Kosovës..

Ndërkaq  në vitin 2023/24  numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor ishte 215. 431 mijë.

E rënie e numrit të nxënësve  është vërejtur dhe gjatë vitit shkollor  2024/25,  pasi që gjatë këtij viti në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e  515 nxënës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi