Policia ndërhyri në demonstratë dhe arrestoi disa pjesëmarrës
Në Berlin të Gjermanisë u mbajtën protesta kundër sulmeve të Izraelit ndaj Flotës Globale “Sumud” dhe ndalimit të aktivistëve ndërkombëtarë, raporton Anadolu.
Policia ndërhyri në protesta, duke përdorur forcë të tepruar.
Protestuesit brohoritën slogane dhe valëvitën flamuj dhe banderola palestinezë. Policia ndërhyri në demonstratë dhe arrestoi disa pjesëmarrës.
Kjo shënoi herën e parë në vite që më shumë se 50 anije kanë lundruar së bashku drejt Gazës, duke transportuar 532 mbështetës civilë nga mbi 45 vende në enklavën e 2.4 milionë palestinezëve që ka qenë nën bllokadë izraelite për afërsisht 18 vjet.
Ushtria izraelite ka vrarë mbi 66.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori 2023.
Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë Rripin e Gazës të pabanueshëm dhe kanë çuar në uri dhe përhapje të sëmundjeve.