Në Izrael sot është publikuar raporti mjekësor për gjendjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, në të cilin zbulohet se ai ka pasur tumor në prostatë. Netanyahu në fund të vitit 2024 iu nënshtrua një operacioni në prostatë, por nuk u dhanë shumë detaje për këtë ndërhyrje, përveç se u tha se ishte një procedurë e lehtë.
Në këtë raport bëhet e ditur se disa muaj pas operacionit, gjatë një kontrolli rutinë, u zbulua se kryeministri i Izraelit kishte një tumor të vogël në prostatë.
Netanyahu, i cili ka shkruar edhe disa pjesë të raportit, theksoi se bëhej fjalë për një pikë më të vogël se një centimetër, për të cilën më vonë u konstatua se ishte një fazë e hershme e një tumori malign.
Më tej thuhet se nuk kishte shenja që tumori të ishte përhapur apo të kishte metastazuar dhe se përmes trajtimit problemi u zgjidh, pa u rikthyer pas përfundimit të terapisë.
Netanyahu gjithashtu deklaroi se për dy muaj kishte bllokuar publikimin e këtij raporti, në mënyrë që “të mos i jepte Iranit hapësirë për propagandë kundër Izraelit.”










