Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza në një konferencë për media tha se vendimi i tij për dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së hap rrugë për zgjedhje të reja në parti.
“Besoj shumë se çdo përgjegjësi e ka kohën e vet dhe çdo kryetar duhet ta kuptoj kur të marr përgjegjësi, por edhe kur është koha të hap rrugë për një fazë të re.
Për mua kjo kohë tash ka ardhur. Sapo e përfundova mbledhjen e Kryesisë. Sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të PDK-së. Ky është një vendim i menduar, i marr me përgjegjësi dhe me bindje se partia jonë duhet të hyjë në një proces të ri ku anëtarësia do të ketë fjalën e saj dhe ku të rinjve do t’ju krijohet hapësira e merituar për të kontribuar”, tha ai.
Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, por vetëm nga pozita e kryetarit.
