Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi është i përkushtuar në zbatimin e reformave.

“Kosova është e përkushtuar për zbatim në kohë të Agjendës së Reformave, si dhe për t’i shfrytëzuar plotësisht mundësitë e ofruara nga Plani për Rritje Ekonomike. Vërtet është humbur pak kohë, por ne do të bëjmë çmos t’i përshpejtojmë reformat dhe t’i përmbushim zotimet tona”, u shpreh Kurti.

BE mbetet një nga donatorët më të mëdhenj në Kosovë, me miliarda euro të investuara në vend që nga viti 1999, ndërsa përmes këtij plani synohet përshpejtimi i reformave dhe afrimi i Kosovës me tregun evropian. /Telegrafi/