BE kërkon që Kosova sa më shpejt t’i formojë institucionet: Ju lutem formojeni qeverinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se komuniteti ndërkombëtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, teksa u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.

“Ju lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formoni një qeveri”, bëri thirrje ambasadori evropian në Kosovë.

Kushtetuesja tha se seanca konstituive – e nisur më 15 prill – nuk ka përfunduar dhe e njëjta duhet të përfundojë brenda 12 ditësh. Aktgjykimi i plotë i Kushtetuese ende nuk është publikuar dhe vetëm pas publikimit të tij nis rrjedhja e afatit 12-ditor.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi