Basha i përgjigjet PDK-së: Kuvendi është konstituar, procedurat kanë qenë në rregull

Kryeparlamentari, Dimal Basha ka thënë se Kuvendi tashmë është i konstituar dhe zgjedhja e Nenad Rashiq ka qenë me procedura të rregullta.

“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj që me 71 vota për kemi zgjedh nënkryetarin. Fundit dhe kemi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë një procedurë e rregullt e mirë. Gjithçka ka shkuar mirë e tani e tutje Kuvendi mund të shkojë punën e vet. PDK, ka drejtë me ngre dyshime e veta mirëpo procedurat kanë qenë plotësisht e rregullt. 9 kandidatët janë votuar nga 3 herë, medomos duhet te ofrojë mundësinë e barabartë. Me refuzimin e propozimi jam obliguar te dale në paragrafin e shtatë besoj që është legjitimu me 71 vota për. Është e drejtë e fituar kushtetuese, e dhashë njoftimin e dorëzimit të grupeve parlamentare i kanë 7 dite nga dita e sotme prej ti dorëzojmë në kabinetin tim”, tha ai.

A do te shkoni në zgjedhje te jashtëzakonshme, ai tha se “Ne kemi një kuvend të konsitituar uroj të kemi dhe qeveri varet prej diskutimeve politike, e mira rrjedhin afatet kemi dy javë afat për kandidatin e parë. Por te gjitha pyetjet duhet t’i dërgoni në subjektin e parë”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi