Banorët e lagjes Dardania në Prizren kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen e rrugës pranë semaforëve, ku asfalti është prishur dhe është lënë i papërfunduar.
Sipas tyre, gjatë punimeve të fundit janë rregulluar trotuaret, por asfalti është prerë dhe nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Kjo situatë po shkakton vështirësi në qarkullim dhe paraqet rrezik si për vozitësit ashtu edhe për këmbësorët.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe ta rregullojnë asfaltin, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në këtë pjesë të lagjes.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me këtë çështje./Gazeta e Re











