Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për balotazhin e 9 nëntorit, në18 komuna të vendit, përcjell Gazeta Metro. 

“Duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024 për krijimin, kundërshtimin dhe konfirmimin e Listës Votuese, Lista Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi