Asnjë parti nuk del të festojë në sheshin e Prizrenit

Qyteti i Prizrenit po vazhdon të jetë i qetë, pasi asnjë parti nuk ka dalë të festojë në sheshin kryesor të këtij qyteti.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Tërshani, ka thënë se PDK-ja se do ta mbajë një konferencë në ora 21:00.

Sipas saj, mund të ketë më pas edhe një festë, pasi sipas të dhënave deritanishme po prin Shaqir Totaj i PDK-së..

Exit Poll-i i Klan Kosovës e ka nxjerrë Shaqir Totajn e PDK-së të parin. Bazuar në këto rezultate, Totaj në Prizren ka marrë 46.14%.

I dyti është Artan Abrashi i Vetëvendosjes, ndërsa i treti Driton Selmanaj i LDK-së./Klankosova

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi