Anija më e madhe luftarake në botë mbërrin në Split, mund të mbajë deri në 75 avionë

Anija më e madhe luftarake në botë, aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, ka mbërritur sot në portin e Splitit. Ky është viziti i dytë i aeroplanmbajtëses së marinës amerikane USS Gerald R. Ford (CVN 78) në Kroaci, pasi ajo kishte qëndruar në ujërat kroate edhe në vitin 2023.

Vizita zhvillohet në kuadër të dislokimit aktual të saj në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, me qëllim mbështetjen e gatishmërisë luftarake dhe sigurisë detare të forcave detare amerikane në Evropë dhe Afrikë, si dhe forcimin e angazhimeve të SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, raporton Index.hr.

Ende nuk është bërë e ditur sa kohë do të qëndrojë aeroplanmbajtësja në ujërat kroate.

Kategoritë
BotaLajme