Ali Larijani, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i vrarë në një sulm ajror izraelit, u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni mortore në kryeqytetin Teheran, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
SHBA dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ndaj Iranit.
Në sulmet e nisura më 28 shkurt kundër Iranit, përveç liderit suprem Ajatollah Khamenei, janë shënjestruar dhe vrarë edhe shumë figura të larta.
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë bërë që konflikti të përhapet në të gjithë rajonin e Gjirit.
Ndërsa përplasjet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, Izraeli ndërmori një tjetër sulm ndaj figurave të larta.
U vra një nga figurat kyçe të Iranit
Izraeli kishte pretenduar se në sulme është vrarë Ali Larijani. Këto pretendime u konfirmuan mbrëmë nga burime zyrtare iraniane.
Në deklaratën zyrtare thuhej:
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Popull i dashur dhe i madh i Iranit!
Popuj myslimanë dhe njerëz të lirë të botës:
Robi i Allahut, iu kthye Allahut.”
Ceremoni mortore me pjesëmarrje të madhe
Sot në Teheran u mbajt ceremonia mortore për Ali Larijanin dhe komandantin e forcës Basij të Gardës Revolucionare, Ghulam Reza Soleimani, i cili gjithashtu humbi jetën në sulmet e djeshme.
Ceremonia u zhvillua në Sheshin e Revolucionit, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.
Një nga figurat kryesore të regjimit
Edhe pse pas Ajatollah Ali Khameneit si lider shpirtëror përmendet djali i tij Mojtaba Khamenei, Larijani konsiderohej si një nga figurat që në praktikë drejtonte vendin.
Ai njihej si një nga shtyllat kryesore që mbante në këmbë regjimin pas liderit suprem. Në ceremoninë e tij mortore morën pjesë mijëra iranianë.











