Aksident i rëndë në Turqi, makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin

Në Erzincan të Turqisë,drejtuesi i makinës Halil Şenkalp  humbi kontrollin e timonit dhe kaloi mesoren në korsinë e kundërt.

Përplaset me kamion

Makina u përplas kokë më kokë me kamionin që vinte nga ana e kundërt.

Me njoftimin e qytetarëve që kanë parë aksidentin, në rajon janë dërguar xhandarmëria, zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore.

Ekipet konstatuan se drejtuesi i makinës, Halil Şenkalp, humbi jetën pasi u bllokua në automjetin e tij.

Kategoritë
BotaLajme