Aksident i rëndë në Kroaci, të paktën katër të vdekur – vetura humbi kontrollin dhe ra në deti

Katër persona humbën jetën dje pasdite në një aksident të rëndë trafiku në Kroaci.

Një drejtues i panjohur i një automjeti me targa të Zagrebit po lëvizte nga drejtimi i Rijekës drejt Senjit dhe gjatë hyrjes në një kthesë të lehtë majtas, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin mbi veturën.

Automjeti devijoi djathtas, goditi dy shtylla mbrojtëse prej guri, vazhdoi lëvizjen jashtë rrugës dhe më pas ra në një humnerë 70 metra të thellë duke përfunduar në det, raporton index.hr.

Në vendin e aksidentit humbën jetën dy burra dhe dy gra. Trupat e tyre u nxorën nga deti nga pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit të Kroacisë (HGSS), Stacioni në Gospiq dhe u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë për autopsi dhe identifikim.

Në vendngjarje ndërhynë policia, ndihma e shpejtë dhe mjeku ligjor, ndërsa operacioni përfundoi në orët e mbrëmjes.

Policia konfirmoi se këqyrja e vendit të ngjarjes ka përfunduar, por hetimet kriminalistike do të vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit dhe identitetin e viktimave.

Kategoritë
LajmeRajoni