UNRWA tha se familjet që dikur mbështeteshin në bujqësi tani nuk kanë të ardhura ndërsa edhe pse disa ushqime rishfaqen në tregje, njerëzit nuk mund të përballojnë t’i blejnë
Dy vjet pas fillimit të gjenocidit izraelit, pothuajse e gjithë toka bujqësore në Rripin e Gazës është shkatërruar ose është e paarritshme, duke lënë familjet pa të ardhura dhe duke i çuar çmimet e ushqimeve në nivele të papara, tha sot agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), transmeton Anadolu.
“Pothuajse e gjithë toka bujqësore e Gazës është shkatërruar ose e paarritshme”, tha agjencia në rrjetin social amerikan X. “Një kilogram domate që dikur kushtonte 60 cent tani kushton 15 dollarë, nëse gjenden fare”, tha ajo.
Organizata tha se familjet që dikur mbështeteshin në bujqësi tani nuk kanë të ardhura ndërsa edhe pse disa ushqime rishfaqen në tregje, njerëzit nuk mund të përballojnë t’i blejnë. “Derisa sektori bujqësor i Gazës të rindërtohet, duhet të ketë një rrjedhë të pakufizuar ndihmash”, tha UNRWA.
Zyra e medias e Qeverisë së Gazës tha në një deklaratë të enjten se gjithsej 653 kamionë me ndihma janë lejuar në enklavë që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 10 tetor.
Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit hyri në fuqi sipas një plani të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Izraelit dhe për të rindërtuar territorin palestinez.
Sipas marrëveshjes, 600 kamionë me ndihma humanitare supozohet të hyjnë në Gaza çdo ditë, përfshirë ato që transportojnë karburant dhe gaz gatimi.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 68 mijë palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë duke e kanë bërë atë kryesisht të pabanueshme.