Abdixhiku: Punët e mira nuk lihen në ditët e fundit, sot bie perdja e mashtrimit 8 mujor se i kanë numrat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot do të bie perdja e mashtrimit që sipas tij Vetëvendosje ka pretenduar se ka nurmat që ta formojë Qeverinë, raporton Ekonomia Online. “Punët e mira nuk lihen në ditët e fundit, por sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë se numrat për formimin e qeverisë janë dhe se kanë shumicë dhe po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës. Tani është mundësia për të parë të vërtetën”, tha ai.
Ai madje se Kurti po bënë një show popullist.
“Sot nuk votojmë një ligj të zakonshme, sot mandatari duhet të prezantojë shumicën që është thelbi i demokracisë kosovare, mbi këtë shumicë do të duhej të formoheshin institucionet e Kosovës. Për të formuar këtë shumicë, një njeri që fiton ose del i pari nga zgjedhjet do të duhej të bënte përpjekej me çdo parti politike për të bërë një shumicë e më së paku të linte në ditën e fundit. Në ditën e fundit është show popullsitë, siç është e zakonshme deri më tani”. Deklaroi ai.
Ai tha se nesër do ta ketë një takim me Fatmir Limajn e Nisma-s, por tha se ky takim është miqësor e konsultativ e jo për çështje qendrore.
“Deputet e LDK janë të lirë të votojnë siç mendojnë por deri më tani kanë deklaruar se pa marrëveshje politike sak kuptim të jetë shumica”, tha ai mes tjerash.
“Nuk ka shumicë në RKS, ju kam thënë që në ditën e parë e kështu po del. Po shkojna drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por sot le të shihet qartë se bllokuesit e vërtetë janë ata që nuk kanë arritur për asnjë moment të bëjnë një shumicë të thjesht me një marrëveshje politike”, tha ai.
Në fund Abdixhiku ironizoi me pyetjet e gazetarëve duke thënë “ju qenkeni shumë të avancuar sesa ne partitë politike në diskutime”.

















