Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten e vendit, ka deklaruar se është bërë e qartë se nuk ekziston shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re.
Ai tha se tani i takon presidentes që të vendosë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
“Në këtë takim u bë e qartë edhe njëherë që nuk ka shumicë parlamentare, I takon presidentes që të përcaktoj a ka shumicë apo jo, ka pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë por shumica e partive politike ishin të qartë që nuk kanë shumicë. Nuk folëm për data as marrëveshje por ishim për të dhënë qëndrimet politike dhe presidentja të vlerësoj a ka mundësi për një shumicë. U diskutua për planin e rritjes dhe trajnimin e një faze kalimtare të buxhetit, u fol për kalimin e buxhetit të vjetër. Qëndrimi jonë është sa më herët të përcaktohet zgjedhjet më herët bëhen qeveria dhe e bënë buxhetin e ri. Ne u deklaruam zyrtarisht që nuk kemi as mundësi as legjitimitet që të ketë shumicë për qeveri”, ka theksuar ai.
 
					





 
					












